Shqip
Qendrat këshilluese për ndihmë viktimave të dhunës në St.Gallen, Appenzell AI dhe AR janë në dispozicion të të goditurve nga aktet e dhunës, familjarëve të tyre si dhe personave kujdestar.
QENDRA KËSHILLUESE PËR VIKTIMAT E DHUNËS
Kjo ofertë u drejtohet:
Meshkujve dhe femrave të cilët janë të prekur nga aktet e dhunës dhe atë veqanërisht pas lëndimeve trupore, tentimit të vrasjes, plaçkitjes dhe ndeshjeve në komunikacion; meshkujve të cilët janë të goditur nga dhuna shtëpiake apo kanë përjetuar keqëtrajtim seksual.
Oferta:
Këshillime personale nëpërmjet telefonit ose edhe personalisht në qendër, përkrahje për tejkalimin e përvojës së dhunës dhe pasojat e saj, këshilla dhe informata për qështjet psikologjike, juridike, dhe ato sociale, këshillim he përkrahje në procedurën e vuajtjes së dënimit, ndërmjetësimin e personave të ndryshëm profesional, përkrahje sa i përket të drejtës për dëmshpërblim nga sigurimet e ndryshme.
Kjo ofertë është falas dhe mund të shfrytëzohet pavarësisht nga ajo se a është ngritur aktakuza dhe pavarësisht se sa është i vjetër akti i dhunës. Punëtorët tanë i nënshtrohen detyrimisht mbajtjes së sekretit.
Beratungsstelle Opferhilfe
Teufenerstrasse 11
9001 St. Gallen
Tel: 071 227 11 00
Fax: 071 227 11 09
beratungsstelle.opferhilfe@opferhilfe-sg.ch
QENDRA KËSHILLUESE PËR GRATË E GODITURA NGA DHUNA
Oferta e tillë u drejtohet:
Grave të cilat kanë përjetuar raporte seksuale të detyrueshme, të keqëtrajtuara seksualisht, të dhunuara seksualisht si dhe atyre që seksualiteti u është vjedhur që nga fëmijëria. U drejtohet grave të cilat në rrethin e vet ose në rrethin familjar kanë përjetuar dhunë fizike, psiqike dhe seksuale ose janë kërcnuar nga ish-partneri apo ish-partnerja si dhe grave të cilat kanë qenë të detyruara të merren me prostitucion.
Oferta:
Biseda këshilluese nëpërmjet telefonit ose edhe personalisht në qendrën tonë, përkrahje për tejkalimin e përvojës së dhunës dhe pasojat e saj, këshilla dhe informata për qështjet psikologjike, juridike, dhe ato sociale, këshillim dhe përkrahje në procedurën e vuajtjes së dënimit, ndërmjetësimin e personave të ndryshëm profesional.
Kjo ofertë është falas dhe mund të shfrytëzohet pavarësisht nga ajo se a është ngritur aktakuza dhe pavarësisht se sa është i vjetër akti i dhunës. Punëtorët tanë i nënshtrohen detyrimisht mbajtjes së sekretit.
Beratungsstelle Gewaltbetroffene Frauen
Teufenerstrasse 11
9001 St. Gallen
Tel: 071 227 11 44
Fax: 071 227 11 09
beratungsstelle.frauen@opferhilfe-sg.ch
In Via – Ndihmë viktimave për fëmijë dhe të rinjë
Oferta e tillë u drejtohet:
Fëmijëve dhe të rinjëve të goditur nga dhuna psiqike, trupore apo seksuale si dhe prindërve dhe të afërmëve të tyre.
Oferta:
Biseda këshilluese nëpërmjet telefonit ose edhe personalisht në qendrën tonë, përkrahje për tejkalimin e përvojës së dhunës dhe pasojat e saj, këshilla dhe informata për qështjet psikologjike, juridike, dhe ato sociale, këshillim dhe përkrahje në procedurën e vuajtjes së dënimit, ndërmjetësimin e personave të ndryshëm profesional.
Kjo ofertë është falas dhe mund të shfrytëzohet pavarësisht nga ajo se a është ngritur aktakuza dhe pavarësisht se sa është i vjetër akti i dhunës. Punëtorët tanë i nënshtrohen detyrimisht mbajtjes së sekretit.
Kinderschutzzentrum In Via
Falkensteinstrasse 84
Postfach 226
9006 St. Gallen
Tel: 071 243 78 02
Fax: 071 243 78 18
invia@kszsg.ch
www.kszsg.ch
NDIHMË E MENJËHERSHME për gratë dhe të rinjët e dhunuar
Oferta e tillë u drejtohet:
Grave dhe të rinjëve të dhunuar deri në 3 ditët e para pas përjetimit të dhunës seksuale.
Oferta:
Mundësia e komunikimit me telefon në ç’do kohë, mundësia për t’u shprehur, kontrollim dhe trajtim mjeksor, kontrolli nga mjekësisa ligjore, ndërmejtësime dhe këshilla të gjithanshme.
Kjo ofertë është falas dhe mund të shfrytëzohet pavarësisht nga ajo se a është ngritur aktakuza. Punëtorët tanë i nënshtrohen detyrimisht mbajtjes së sekretit.
Soforthilfe für vergewaltigte Frauen und Jugendliche
Dienst der Frauenklinik am Kantonsspital St. Gallen und der Stiftung Opferhilfe SG/AI/AR
Kantonsspital St. Gallen Frauenklinik
9007 St. Gallen
Tel: 079 69 89 502
DËMSHPËRBLIMI
Personat të cilët kanë pësuar dëme nga një akt kriminal dhe që mund të vërtetojnë se nga i treti (Aktori apo aktorja e krimit, Sigurimet etj) nuk kan pranuar dëmshpërblim ose fare pak dëmshpërblim, mund të bëjnë kërkesë për një dëmshpërblim të tillë.
Aplikimi përkatës duhet të bëhet për një periudhë pesë vjeçare pas veprës penale, te zyrtaret e kantonit, përndryshe kërkesa humbë validitetin. Ky afat vlen për vepra penale prej 1. Janarit 2007. Pas kësaj kohe, në favor të viktimave të ndryshme vlejnë rregulla të posaçme (psh. për fëmijë). Informata më të hollësishme për këtë mund të mirren tek qendrat për këshillimin e viktimave.
• St.Gallen
Sicherheits- und Justizdepartement des Kantons St.Gallen, Oberer Graben 32, 9001 St. Gallen
Download: Gesuch um Entschädigung und/oder Genugtuung nach Opferhilfegesetz, Kanton St.Gallen
• Appenzell Innerrhoden
Staatsanwaltschaft des Kantons Appenzell Innerrhoden, Unteres Ziel 20, 9050 Appenzell
• Appenzell Ausserrhoden
Departement Inneres und Kultur, Sekretariat, Regierungsgebäude, 9102 Herisau
Download: Gesuch um Entschädigung und/oder Genugtuung nach Opferhilfegesetz, Kanton Appenzell AR








